Mbappe: Duam të mbrojmë titullin botëror

14 nëntor 2021 | 17:57

Franca nuk u përmbajt aspak mbrëmjen e kaluar kundër Kazakistanit. Kampionët e botës fituan 8-0 në “Parc des Princes”, duke siguruar vendin e parë në grupin D dhe kualifikimin në Katar 2022. Kylian Mbappe ishte ylli i mbrëmjes me katër golat e realizuar.

22-vjeçari bëhet i pari lojtar që shënon katër gola me kombëtaren që nga viti i largët 1958, kur Just Fontaine ndëshkonte me “poker” Gjermaninë e Perëndimit. Mbappe foli për French TV në lidhje me suksesin e thellë dhe objektivin e madh, që është mbrojtja e titullit botëror në Katar 2022.

“Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi. Ne donim t’i jepnim mundësinë vetes për të mbrojtur titullin botëror. Edhe për ata që kanë luajtur dhe fituar një Botëror, është një ëndërr e paimagjinueshme të luajnë në këtë kompeticion. Unë mendoj se fitorja 8-0 i argëtoi tifozët tanë, e respektuam ndeshjen dhe kundërshtarin tonë”, ka thënë sulmuesi i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në…