Mbappe e do me vete në Madrid edhe Hakimin

29 shkurt 2024 | 16:40

Fayza Lamari, nëna dhe njëkohësisht mamaja e Kylian Mbappé, ka përfunduar tashmë në Madrid në kërkim të shtëpisë së ardhme të djalit të saj.

Ky fakt i forcon zërat e ditëve të fundit se nënkampioni botëror do të përfundojë në Real Madrid nga vera që po vjen.

Mbappe, megjithatë nuk e ka ndërmend të shkojë i vetëm në kryeqytetin spanjoll.

Sipas informatave të siguruara nga emisioni “El Chiringuito”, futbollisti i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që ta transferojë edhe vëllain e tij, Ethan, të cilit do t’i skadojë kontrata me parisienët në qershor të këtij viti

Por, ky nuk është favori i vetëm që e ka kërkuar ish-futbolli i Monacos.

Mbappe në fakt dëshiron ta sjell në “Santiago Bernabeu” edhe shokun e tij, Achraf Hakimi, i cili e njeh mjaft mirë ambientin madrilen pasi kishte luajtur aty para se të transferohej në Borussia Dortmund e më pas edhe në Inter.

Është një futbollist që iu pëlqen “Los Blancos”, duke konsideruar se kontratat e Lucas Vazquez e Dani Carvajal do të skadojnë në qershor 2024 respektivisht në qershor 2025.

Sidoqoftë, ekzistojnë dy pengesa; kontrata afatgjate e marokenit me PSG-në dhe interesimi i Manchester Cityt për shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka zhvilluar…