Mbappe i lirë në 2024-n, Reali ‘fërkon’ duart

12 qershor 2023 | 13:43

Më 21 maj 2022, Paris Saint-Germain njoftoi rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe deri më 30 qershor 2025, por situata mund të ndryshojë rrënjësisht.

“L’Equipe” raporton se sulmuesi i kombëtares franceze ka nënshkruar për dy sezone, pra deri në vitin 2024, me opsion edhe një vit që do të ushtrohej vetëm me pëlqimin e lojtarit.

Kjo e ndryshon plotësisht situatën, pasi Real Madrid mund të rikthehet në garë për të nënshkruar me yllin francez brenda një kohe të shkurtër. Duke filluar nga vera e ardhshme, PSG-ja do ta gjente veten në të njëjtën situatë si në 2021, me një lojtar që mund të lihej i lirë në 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të…