Mbappe në gusht kalon te Reali

17 qershor 2021 | 17:33

Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi dhe kjo do të ndodhë në muajin gusht. Josep Pedrerol i El Chiringuito këmbëngul për këtë operacion merkatoje.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë dhe deri më tani nuk ka rinovuar me PSG-në, ndërkohë dihet që Mbappe e dëshiron shumë një kalim te spanjollët. Pak kohë më parë, presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi, shprehet se ylli i tyre nuk do të largohet nga skuadra.

“Dua të jem i qartë një herë e mirë: Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Ne nuk do ta shesim kurrë atë dhe ai nuk do të largohet kurrë si lojtar i lirë”, kishte deklaruar numri një i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë…