Mbappe thyen heshtjen: Lufta ligjore vazhdon me PSG-në, por kam respekt për Al-Khelaifin

15 qershor 2026 | 11:41

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka folur hapur për “Le Parisien” rreth marrëdhënies së tij me PSG-në dhe presidentin Nasser Al-Khelaifi, me të cilin aktualisht ndodhet në një betejë të ashpër ligjore për pagat dhe bonuset e papaguara.

Edhe pse largimi i tij në vitin 2024 ishte me tensione të mëdha, sulmuesi 27-vjeçar është shpreh i matur.

“Në Paris, përveç trajnerëve, vend qendror ka edhe presidenti Nasser. Të gjithë mbajnë mend vetëm fundin, që është normale sepse të largohesh nga PSG është pothuajse e pamundur. Por ai ka bërë shumë për mua dhe familjen time. Kur kam një konflikt ligjor shkoj deri në fund, por nuk i ngatërroj gjërat, respektoj shumë Nasserin”, ka thënë sulmuesi francez.

Mbappe, i cili ndodhet në ShBA me Kombëtaren e Francës për Botërorin 2026, ka thënë se PSG-ja mbetet klubi ku ka kaluar periudhën më të gjatë të karrierës dhe nuk mund ta fshijë atë histori.

Ai nuk ka kursyer fjalët e mira as për Florentino Perez, duke thënë se presidenti i Realit gjithmonë ka bërë maksimumin për ta vendosur në kushte ideale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Japonisë e nisi aventurën e saj në Kupën…