Mbappe tregon pse e refuzoi Realin në vitin 2014

04 qershor 2021 | 09:22

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka folur për vizitën e bujshme gjatë vitit 2014 në Madrid.

Mbappe vizitoi Realin shtatë vite më parë dhe kishte mundësinë të shikonte nga afër klubin spanjoll. Përveç kësaj, ai ishte në gjendje të takonte idhullin e tij, Cristiano Ronaldon dhe Zinedine Zidane, por në fund refuzoi të kalonte tek klubi mbretëror. Ai ka treguar arsyet familjare se pse nuk e nënshkroi kontratën.

“Prindërit e mi donin që unë të filloja karrierën time në Francë, të arsimohesha në Francë. Të luaj futboll, por edhe të vazhdoj shkollimin”.

“Të shkoja në Spanjë, edhe me Zidane, ishte shumë mirë për mua, por ishte një vend tjetër, një kulturë tjetër…”, tregon Mbappe.

Kujtojmë që tani skuadra favorite për të firmosur me sulmuesin e Francës është pikërisht Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku, Kryetar në detyrë i Organizatës së Veteranëve të…