Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer
10 maj 2021
| 22:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Rama ka shkruar në Facebook se çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kanë siguruar.
“Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, ka shkruar ai.



