Mbesa e Behgjet Pacollit realizon këngë me Manjola Nallbanin (Video)

03 nëntor 2020 | 23:27

Mbesa e politikanit të njohur në Kosovë, Behgjet Pacollit, Fortana Pacolli ka realizuar një duet muzikor me këngetaren e njohur nga Shqipëria, Manjola Nallbani. Muzika dhe teksti janë punuar nga Eriona Rushiti, kurse me çifteli Tonin Haxhia.

“Fortana, mbesa ime e vogël me shpirtin e madh artistik. Talentja e familjes sone, jo vetëm pikturën por edhe me zërin e saj fantastik, me gjuhën e shpirtit, ju këndon rrënjëve të Kombit tonë. Kjo këngë është realizuar me doajenën e këngës shqipe, Manjola Nallbani”, ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, Selim Pacolli, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

11-vjeçarja përveç muzikës merret edhe me pikturë. Ajo e ka fituar çmimin e parë ndërkombetarë për pikturë para dy vitesh në Japoni.

 

 

 

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorja Kamala Harris ka bërë një ndalesë të befasishme në…