Mbeten në burg 11 nga 23 të arrestuarit për Rrugën e Kombit

04 prill 2018 | 15:28

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 23 protestuesve pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës.

Për 11 prej tyre është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, njëri prej të cilëve vetëm 20 orë, dy prej tyre u është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa 10 prej tyre u është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pasi gjyqtarja ka përfunduar leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin zëra “Turp! Turp!”.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve (GDP), Dardan Molliqaj,…