Mbetjet e raketës kineze bien në tokë

31 korrik 2022 | 11:26

Mbetjet e një rakete kineze (Long March 5) ranë të shtunën mbi Oqeanin Indian.

Lajmi është konfirmuar nga NASA, e cila më parë kishte bërë thirrje që agjencia hapësinore kineze të projektojë raketa që të shpërbëhen në pjesë më të vogla pas rihyrjes në Ttkë, sipas normave ndërkombëtare.

Më herët, ekspertët e hapësirës kishin thënë se probabiliteti i uljes së raketës në një zonë të populluar ishte jashtëzakonisht i ulët.

Fakti që raketa kineze u ul në tokë konsiderohet normale, pasi qëllimi nuk ishte udhëtimi në hapësirë, por nxitja e anijes kozmike që mban për të dalë nga atmosfera.

Long March 5B shpërtheu më 24 korrik, duke shënuar fluturimin e tretë të raketës më të fuqishme të Kinës që nga lëshimi i saj i parë në vitin 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 31/07/2022 ka…