Mbi 1 500 aktivistë të PDK-së në zgjedhjet e shtatë nëndegëve në Drenas

29 prill 2019 | 23:17

Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme për të zgjedhur strukturat e reja për jetësimin e platformës Dekada e Re.

Tē hënën gjatë ditës në Komunën e Drenasit që është njëra ndër bastionet e PDK-së, kanë marrë pjesë mbi 1.500 qytetarë në 7 nëndegë.

Siç shihet në një foto të aktivistëve të PDK-së, në fshatin Terstenik të Drenasit qindra aktivistë ishin pjesë e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në PDK ka bërë të ditur se deri tani në 38 kuvendet zgjedhore të nëndegëve që janë mbajtur në Drenas, kanë marrë pjesë mbi 5.000 qytetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit liderët e Ballkanit Perëndimor kanë vazhduar në një…