Mbi 1 500 ankesa të dorëzuara te Avokati i Popullit

09 janar 2023 | 10:46

Mbi 1 500 ankesa nga qytetarët janë deponuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Edhe gjatë vitit të kaluar, numri më i madh i ankesave flet për mohimin e të drejtës për gjykim të drejtë dhe zvarritje të procedurave gjyqësore.

Institucionet nuk kanë implementuar as gjysmën e rekomandimeve që janë nxjerrë, derisa 69% e tyre janë në pritje të zbatimit.

“Janë ushtruar 1514 ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit. Struktura për nga aspekti racional është e përafërt me strukturën e demografike që ka popullata. Vërehet një tendencë në rritje të ushtrimit të ankesave nga komunitetet jo-shumicë, gjë që neve na bën me u ndje mirë për faktin se gëzojmë besueshmëri edhe tek qytetarët e komuniteteve tjera. Ndërsa, listës së pretendimeve se cila e drejtë u është cenuar vazhdon me i pri si çdo vit tjetër për nga numri ankesat për mungesën e së drejtës apo mohimit të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm që lidhen kryesisht me zvarritje të procedurave gjyqësore”, ka deklaruar  Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë edhe me të drejtën për mjet juridik, të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit, mbrojtjen shëndetësore, të pronës dhe pabarazinë e ligjit.

Nga rekomandimet që ka nxjerrë Avokati i Popullit, vitin e kaluar nuk janë zbatuar as gjysma e tyre.

Në intervistën për KosovaPress, Avokati i Popullit deklaron se viti i kaluar ka qenë sfidues me shumë raste që cenojnë të drejtat e njeriut.

Naim Qelaj flet edhe për çështjen e të drejtës për jetë, gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një…