Mbi 10 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës

19 janar 2021 | 11:35

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.

Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.

“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”, ka thënë Canolli.

Më tutje, ajo ka thënë se këtë vaksinë munden ta marrin edhe të gjithë qytetarët e tjerë pasi nuk ka akoma një vaksinë për Covid-19 në vendin tonë.

Përderisa Bahtije Breznica, tha që për çdo vit e merr këtë vaksinë, raporton “EO”.

“Jam e kënaqur që po e marr këtë vaksinë dhe nuk kam më frikë me marrë këtë vaksinë”, është shprehur ajo.

Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF ka arritur t’i sigurojë 165 000 doza të vaksinës kundër gripit, 60 për qind më shumë se në vitin 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri opozitar rus Aleksei Navalny, është dërguar në një dhomë…