Mbi 100 eurodeputetë i bëjnë thirrje Britanisë të mos largohet nga BE-ja

14 janar 2019 | 15:05

Më shumë se 100 deputetë të Parlamentit Evropian (PE) kanë nënshkruar një letër që u drejtohet qytetarëve britanikë duke u kërkuar të rishikojnë vendimin e tyre për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars, por vendi është i ndarë thellësisht mbi çështjen Brexit, ku Parlamenti britanik do të zhvillojë nesër një votim thelbësor, marrëveshjen e ndarjes të arritur nga kryeministrja Theresa May me Brukselin.

Në këtë letër, deputetët e BE-së kanë shprehur shqetësimin mbi “katastrofën që sjell Brexit që është e dëmshme si për Britaninë e Madhe edhe për Evropën”.

“Ne nuk duam të hyjmë në politikën tuaj të brendshme, por nuk mund të mos vërejmë se sondazhet e opinioneve tregojnë shifra në rritje të votuesve që duan mundësinë e një rishikimi mbi vendimin për Brexit”.

“Çdo vendim britanik për të qëndruar në BE do të pritej me ngrohtësi nga ne”, është thënë në letrën e 111 eurodeputetëve, nga 751 sa ka Parlamenti Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi,…