Zvicra e gatshme të mbështesë promovimin e produkteve kosovare në tregun e saj

14 janar 2019 | 14:58

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim presidentin dhe delegacionin e Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, Stefan Sarkany, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, përmes promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës në tregun zviceran.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, i njoftoj ata me programet e ministrisë për zhvillimin e bujqësisë në vend, të cilat programe sipas tij kanë sjellë rezultate dhe falë investimeve në bujqësi është siguruar edhe rritje e cilësisë së produkteve bujqësore të prodhuara në vend, të cilat tashmë po depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian.

“Gjatë këtij takimi, zëvendësministri i falënderoi drejtuesit e kësaj organizate për gatishmërinë e tyre për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, pasi që sipas tij përvoja dhe ndihma e Zvicrës është e mirëseardhur, duke ditur faktin që ky shtet është i njohur për prodhimin e disa produkteve blegtorale”, thuhet nw njoftimin e MBPZhR.

Nga ana e tij, drejtori i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, Stefan Sarkany, vlerësoi të arriturat në sektorin e bujqësisë në vend, dhe theksoi gatishmërinë e tyre për të mbështetur depërtimin e produkteve bujqësore dhe industrinë ushqimore “Made in Kosova” në tregun zviceran. Për këtë ata treguan se janë të gatshëm të fillojnë këtë bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit e industrisë ushqimore në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se…