Mbi 100 shtete duan hetim të pavarur për origjinën e koronavirusit

18 maj 2020 | 09:36

Një draft-rezolutë e përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Australia, me të cilën kërkohet hetim dhe vlerësim i pavarur për origjinën dhe përhapjen e koronavirusit, e gëzon mbështetjen e 116 shteteve në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, thuhet në një dokument.

Rezoluta për Covid-19 do të shkojë përpara të martën, nëse për të sigurohet përkrahja e dy të tretave të 194 shteteve anëtare të kësaj asambleje, që është organ qeverisës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Muajin e kaluar Kina e kundërshtoi ashpër thirrjen e Australisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare rreth pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, tha se negociatat për këtë çështje janë duke vazhduar dhe se nuk dëshiron të spekulojë për rezultatin e tyre paraprakisht.

Australia, që deri më tani i ka shënuar vetëm 99 viktima të koronavirusit, thotë se dëshiron ta parandalojë përsëritjen e pandemisë dhe nuk po kërkon që ta fajësojë askënd përmes hetimeve për origjinën e virusit.

Ministri australian i tregtisë, Simon Birmingham, tha të hënën se shpreson që në këtë proces do të kontribuojë edhe Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas një aksidenti me…