Mbi 100 të vdekur dhe 4 mijë të plagosur në Liban

05 gusht 2020 | 09:27

Shkaku zyrtar i shpërthimit në Liban është i panjohur, Presidenti Aoun në një postim në Twitter tha: “Unë nuk do të jem i kënaqur derisa ta gjejmë personin përgjegjës për atë që ndodhi dhe t’i japim dënimin më të rëndë, sepse është e papranueshme që një dërgesë e nitrat amonit që vlerësohet se peshonte 2750 tonë të ketë qenë e pranishme për 6 vjet në një depo pa marrë masa parandaluese për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.”

Kryeministri Hassan Diab u takua të martën mbrëma me Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, duke shprehur mbështetjen e tij për ata që ai i quan “dëshmorë” dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai gjithashtu bëri thirrje për formimin e një komisioni hetimor.
Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.

Deri tani, mediat e huaja, raportojnë se janë mbi 100 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin. Ndërsa, mbi 4000 është numri i të lënduarve në këtë tragjedi.

Këto janë shifrat e deritanishme, ndërsa Reuters citon zyrtarët vendorë, që thonë se ka gjasa që numri të rritet. Shpërthimi ishte ndër më të fuqishmit që ka ndodhur ndonjëherë në Bejrut dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mbarë rruzullit.

Presidenti Trump tha gjithashtu se zyrtarë ushtarakë amerikanë me të cilët ai kishte folur mendonin se shpërthimi ishte “një lloj bombe”.

Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.

Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima e të plagosur kudo”, shtoi ai.

Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, ndërsa një zjarr i dytë i fuqishëm tronditi akoma më shumë zonën historike të kryeqytetit të Libanit. Pas kësaj, ambulanca dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Shpërthimi rigjallëroi kujtimet e një lufte civile të viteve 1975-1990 dhe pasojave të saj, kur libanezët duruan sulme të rënda, bomba të makinave dhe sulme ajrore izraelite. Disa banorë menduan se kishte ndodhur ndonjë tërmet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik foli se si…