Mbi 12 mijë vende të lira pune ë Zvicër

16 gusht 2022 | 12:02

Numri i vendeve të lira është rritur ndjeshëm javët e fundit.

Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha.

Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 12 400 konkurse në faqet e internetit të grupeve të mëdha, me 34% rritje krahasuar me një muaj më parë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali i kërkimit të punës Indeed për agjencinë financiare AWP.

Në Migros janë pothuajse 4900 vende të hapura, më shumë se dyfishi në krahasim me muajin qershor. Coop kërkon staf për 2200 pozicione, e barabartë me një rritje prej 13% në baza mujore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi Nicolas Guillou ka aprovuar kërkesën e ekipeve të mbrojtjes…