Mbi 150 milionë euro rruga Prizren-Tetovë, Mushkolaj, qeverisë: A po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës?

27 tetor 2021 | 17:33

Qeveria e Kosovës ka miratuar formimin e Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

E pas kësaj, analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me publikimin e Qeverisë Kurti se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro.

Mushkolaj ka pyetur se a përfundohen njëherë punimet në rrugët brenda Kosovës.

Më tutje, ai ka thënë se rruga për Tetovë nuk ka kurrfarë urgjence, ndërsa qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara.

“Qeveria sot bëri të ditur se rruga Prizren-Tetovë do të kushtojë mbi 150 milionë euro. Mirë shumë. Po a po i kryeni njëherë rrugët brenda Kosovës, siç janë ajo për Pejë, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë e Gjilan? Për besë rruga për Tetova nuk ka kurrfarë urgjence, ndërkaq qytetarët e Kosovës maltretohen me vite nëpër këto rrugë të papërfunduara”, ka shkruar Mushkolaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci e ka kompletuar transferimin e Cavon Bakerit, i…