Rahoveci transferon amerikanin e pestë

27 tetor 2021 | 17:30

KB Rahoveci e ka kompletuar transferimin e Cavon Bakerit, i cili është amerikani i pestë në skuadër. Bakeri që luan në pozitën 1 dhe 2 së fundmi ishte pjesë e NCAA te skuadra Saint Peter’s.

“Cavon Bakeri është aktualisht amerikani i pestë i skuadrës sonë që do t’i mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Bakeri është lojtar i pozitës 1/2, gjatësia e tij prej 185 cm e bën atë mjaft të shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez. Së fundmi Cavon Baker është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit, në kuadër të Gjykatës Speciale,…