Mbi 160 mijë qytetarë marrin vaksinën kundër Covidit

28 qershor 2021 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë vaksinuar 160 mijë e 410 qytetarë me vaksinën kundër Covidit.

Sipas kësaj ministrie, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar mbi 1 300 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 365 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160 410 doza të vaksinës. Deri më sot 32 975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text that says 'Ministria Shändetesise Ministarsty aZ Ministry ofHealth COVID19 BASHKE IA DALIM! E HëNë 28.06.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e dytë 32.975 Të vaksinuar gjithsej nẽ Kosovë 1.365 E HëNE 160.410 28.06.2021 Numri testimeve 1.386 Raste pozitive Të sheruar 5 Rastet e vdekjes o Rastet aktive 170'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve…