Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS apelon për kursim maksimal

05 nëntor 2021 | 17:32

Konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e konsumit në kohë të krizës energjetike po e vë në vështirësi serioze tërë sistemin elektroenergjetik të vendit.

 Sipas KEDSI-it, në kohë të pikut po mbërrin deri në 935 megavat nga 788 megavat sa ishte në ishte vitin e kaluar. “Kjo nënkupton që duhet të importohen gati 200 megavat/orë energji elektrike në kohën e konsumit maksimal. E çmimet e importit aktualisht janë në qiell, duke u blerë nga më tepër se 250 euro për megavat/orë, pra rreth pesë fish më shumë se vitin e kaluar. Rritje kishte edhe gjatë muajit tetor për 18 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2020”, është thënë në komunikatën e KEDS-it, duke u shtuar se tashmë është shtuar tempo. “Rritja e madhe po ndodhë për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë. KEDS apelon të përdoren forma alternative aty ku ka mundësi. Kjo situatë është e vështirë. KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në mënyrë që situata të jetë sa më e përballueshme. Edhe kur temperaturat këtyre ditëve po shkojnë deri në 20 gradë celsius, prodhimi vendor i cili shkon në maksimum 750 megavat, nuk po arrin ta mbulojë kërkesën për konsum. Me ftohjen e motit, situata pritet të përkeqësohet tutje, ku nevoja për import pritet të shkojë në gati 50 për qind të kërkesës. Shprehur në euro, me çmimet aktuale të energjisë elektrike në botë, kap një kosto marramendëse, të papërballueshme për sistemin elektroenergjetik të Kosovës”, thuhet pos tjerash në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate, nevoja për ndryshime është emergjente. “Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim”, përfundoi komunikata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…