Mbi 25% e të rriturve në BE nuk do të pranojnë të vaksinohen kundër Covidit

13 maj 2021 | 17:10

Sipas një studimi, më shumë se një e katërta e të rriturve në Bashkimin Evropian nuk pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19. Gjithashtu ekziston një lidhje e fortë midis skepticizmit ndaj vaksinave dhe përdorimit të mediave sociale, veçanërisht kur mediat sociale janë burimi kryesor i informacionit, sipas Eurofound.

Bullgarët ishin më skeptikë, me 67% të të rriturve të cilët deklaruan se nuk do të vaksinoheshin ndërsa në Irlandë vetëm 10% thanë se nuk do të vaksinoheshin. Studimi nxori në hap dallimet e vaksinimit midis Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore.

Me përjashtim të Francës dhe Austrisë, 60% e të gjitha vendeve të Evropës Perëndimore ishin vaksinuar në krahasim  me vendet veriore dhe mesdhetare. Danimarka dhe Irlanda kishin normat  më të larta të vaksinimit.

Shkalla e vaksinimit ishte shumë më e ulët në vendet e Evropës Lindore, duke filluar nga 59% në Rumani në 33% në Bullgari.  Faktori kryesor që ndikonte në hezitimin për t’u vaksinuar ishin mediat sociale. Deri në 40% përdorues të mediave sociale ishin më skeptikë.

Ndërsa  vetëm 18% e personave që përdorin mediat tradicionale, shtypin, radion dhe televizionin ishin më skeptikë. Studimi gjithashtu zbuloi se studentët, punonjësit dhe pensionistët  kanë më shumë gjasa të vaksinohen ndërsa 39% e personave që janë të papunë ose personave me aftësi të kufizuara afatgjata ishin më skeptikë.

Studimi u krye midis shkurtit dhe marsit 2021 në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, Llapi fitoi Kupën e Kosovës duke mposhtur Dukagjinin pas…