Mbi 25 persona të vdekur në Filipine si pasojë e stuhisë

12 prill 2022 | 11:31

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve në Filipine, pasi stuhia tropikale “Megi” ka goditur shtetin.

Të martën, 12 prill, ekipet e shpëtimit kanë bërë ende përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në gjirin lindor dhe atë jugor.

Stuhia Megi ka goditur këtë shtet të dielën me erëra në deri 65 kilometra në orë.

Kjo ka qenë stuhia e parë e këtij lloji më 2022.

Filipinet përballen me rreth 20 stuhi brenda vitit.

Më shumë se 13 000 njerëz janë strehuar nëpër qendra të përkohshme.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimet me rrymë, kanë fundosur shtëpitë dhe kanë nxitur rrëshqitje të dheut nëpër fshatra.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e intensitetit të stuhive tropikale.

Filipinet janë përballur me disa prej stuhive më vdekjeprurëse prej vitit 2006, prandaj edhe konsiderohet si një prej vendeve më të cenueshme ndaj katastrofave klimatike, për shkak të gjeografisë që ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Vogel, trajneri që i solli Lakersat titullin kampion në…