‘Mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur më parë’, kriteret për nënat surrogate në Shqipëri

23 prill 2024 | 12:36

Ministria e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale  ka hedhur për konsultim Projektligjin “për shëndetin seksual dhe riprodhues” proces i cili do të mbyllet më 16 maj. E nëse ky draft-ligjor do të marr konsesus nga komisionet e deri në parlament, pritet që t’i hapë rrugë ligjërimit të nënave surrogate.

Shtatzënia surrogative bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës.

Ekspertët e shëndetësisë kanë përcaktuar kriteret për gratë që mund të sjellin në jetë fëmijë nëpërmjet nënave surrogate.

“Gruaja që dëshiron të ketë një fëmijë, duhet të jetë infertile ose ta ketë të pamundur të ketë një shtatzëni në trupin e saj për arsye anatomike, mjekësore ose të një risku të lartë për shëndetin e saj, në rast se mbetet shtatzënë”, ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë.

Paralel kritere ka dhe për nënat zëvendësuese apo surrogate.

“Gruaja zëvendësuese (surrogate) nuk duhet të përdorë vezët e saj për arritjen e shtatzënisë. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë”, ka njoftuar kjo ministri.

Draftligji përcakton se fëmijët e lindur sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ. Por ekspertët kanë parashikuar edhe gjoba një milion lekë për shkeljen e këtij ligji, raporton “Euronews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një krizë politike ka shpërthyer sërish në një komunë në…