Mbi 3 000 persona janë regjistruar për vaksinim

02 prill 2021 | 16:48

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se deri në mesditën e së premtes, 1 228 qytetarë, profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucione shëndetësore janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Në Kosovë, fushata e vaksinimit ka nisur më 29 mars, pasi shteti pranoi 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Qytetarët që duan të vaksinohen mund të regjistrohen në platformën e Kosova dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë regjistruar mbi 3 000 persona.

“Gjatë tre ditëve të para të regjistrimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3.256 qytetarë për vaksinim kundër Covid-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1.435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim…