Mbi 340 të arrestuar në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

23 shkurt 2023 | 08:07

Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340.

Si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve. Të paktën 160 prej tyre u arrestuan.

Pjesa tjetër janë në kërkim.

Në kuadër të hetimeve të rasteve të plaçkitjeve janë identifikuar 282 të dyshuar, 181 prej tyre janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vrasjes fatale të një 46-vjeçari gjashtë vjet më parë…