Mbi 4 orë pritje për të dalë nga Merdarja

25 gusht 2022 | 11:22

Shumë mërgimtarë po presin në mbi katër orë për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona në këtë pikë kufitare është 1.8 kilometra.

Pritje deri në një orë ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë e te Dheu i Bardhë, ku kolona është nga 200 deri në 500 metra.

Në pikat tjera kufitare kalimi është i lehtë në maksimum deri në 15 minuta pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit i rikthehet pistës Marash Kumbulla dhe së…