Kumbulla mund t’i bashkohet Interit

25 gusht 2022 | 11:20

Skuadra e Interit i rikthehet pistës Marash Kumbulla dhe së fundmi ka një skenar që mbrojtësi të transferohet nga Roma në Milano.

Mediet përtej Adriatikut raportojnë se te Interi mendojnë të japin në këmbim mesfushorin Roberto Gagliardini për shërbimet e Kumbullës.

Jose Mourinho kërkon një mesfushor qendre në skuadrën e tij pas dëmtimit të Wijnaldumit dhe Gagliardini mund të jetë një opsion. Për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve. Kumbulla edhe në të shkuarën është tentuar nga Interi, që në fillimet kur mbrojtësit spikati te Verona

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i agresionit ushtarak në Ukrainë, është hera…