Mbi 40 të vdekur nga zjarret në Mesdhe

26 korrik 2023 | 11:07

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur  shumica në Algjeri në zjarret në Mesdhe që kërcënojnë fshatrat dhe vendpushimet, ku mijëra njerëz janë evakuuar, shkruan BBC.

Greqia po përgatitet për evakuimet e radhës nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.

Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk tregon përmirësim – temperaturat pritet të rriten mbi 44C në pjesë të Greqisë.

Zjarret që u përhapen në Siçili e detyruan Italinë të mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos.

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku 34 viktima, përfshirë 10 ushtarë, vdiqën gjatë evakuimit në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerit.

Autoritetet algjeriane thanë se 80% e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por përpjekja masive për shuarjen e plotë vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë gati gjashtë muaj prej kur shteti i Kosovës…