Mbi 500 mijë refugjatë fituan të drejtën e azilit në BE

19 prill 14:08

Bashkimi Evropian (BE) u ka dhënë azil mbi gjysmë milioni refugjatëve në vitin 2017, ka bërë me dije Agjencia për Statistika e BE-së, Eurostat.

Shifra është për rreth një të katërtën më e vogël, krahasuar me vitin 2016.

Eurostat-i ka theksuar se qytetarët sirianë kanë përbërë numrin më të madh të azilkërkuesve të suksesshëm, vitin e kaluar, për t’u pasuar nga afganët dhe irakianët.

Po sipas Eurostat-it, Gjermania ka marrë numrin më të madh të azilkërkuesve, rreth 60 për qind dhe është pasuar nga Austria dhe Suedia.

Më së paku azilkërkues kanë pranuar Republika Çeke dhe Polonia.

Emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova kanë pasur më së paku gjasa për azil vitin e kaluar, ka njoftuar Eurostat-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona do të presë Real Madridin në “El Clasico” numër…