Mbi 52 000 raste të reja me koronavirus në Indi

04 gusht 2020 | 12:12

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare në Indi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 050 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë ka shkuar në 1 855 745 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 803 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 38 938.

Deri më 22 korrik, India i ka shënuar mbi 600 000 të infektuar vetëm gjatë muajit të kaluar, që është shifër më e madhe se të gjitha rastet e regjistruara deri më 30 qershor.

Më shumë se 1.2 milion persona janë shëruar, ndërsa tash për tash janë rreth 586 000 raste aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e ndërmarrjeve publike që ka pësuar ndryshime në…