Mbi 542 mijë euro janë dëmet e vërshimeve të fundit në komunën e Malishevës

26 janar 2021 | 07:30

Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro.

Kështu është bërë me dije në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti, raporton “Epoka e re”.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për deputet, Pal Lekaj, ka…