Mbi 60 mijë jerëz të zhdukur në luftën kundër drogës në Meksikë

07 janar 2020 | 10:57

Mbi 60 000 njerëz janë zhdukur në Meksikë prejse ky vend ka nisur luftën kundër drogës në vitin 2006, kanë thënë autoritetet.

Numri është shumë më i lartë se vlerësimet e mëparshme për rreth 40 000.

Kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar janë autorët kryesorë, por edhe forcat e sigurisë fajësohen për vdekje dhe zhdukje.

Rreth 53 për qind e atyre që janë zhdukur ishin midis moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74 për qind ishin burra, kanë thënë zyrtarët meksikanë.

“Këto janë të dhëna tmerri dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet”, ka thënë Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve.

Në vitin 2006, presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, ka nisur sulme ushtarake mbi tregtinë e drogës.

Por, problemi ka vazhduar, edhe pas dy ndryshimeve në administratë.

Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5 000 njerëz janë zhdukur, ka thënë Quintana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka lënë të kuptohet…