
Mbi 600 spektatorë në koncertin e Besiana Mehmedit me miqtë në kishën “Shën Jozefi” në Stubëll
Me rastin e Pashkëve në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll u mbajt koncerti i parë klasik me rastin e Pashkëve! Koncerti filloi me himnin e At Gjergj Fishtës “Porsi fleta e ejllit të Zotit” me interpretim të korit të grave” Besa” nga Gjakova të cilat ishin të ftuara në këtë koncert në të cilin sollën shumë lirizëm dhe nota pranvere sikur vet festa e Pashkëve! Interpretimi “Shkoj e vij fluturim si zogu”, “Pranvera filloi me ardh” apo “Çil at’zemër plot kujtime” solli atmosferë të bukur për spektatorët që i njihnin këngët dhe duartokisnin korin dhe dirigjenten Klodina Kryeziu Hana!
Fjalë rasti mbajtën Don Fatmir Koliqi- famullitar i Stubllës si dhe kryetari i Stubllës Marjan Ramaj, kurse të pranishmit i përshëndeti Don Lush Gjergji dhe Mjeshtri i madh Zhani Ciko! Në kishën e Shën Jozefit këtl koncert e ndoqën mbi 600 spektatorë të cilët artistët i kanë vlerësuar me duartrokitje frenetike që nuk kanë ndaluar minuta të tërë posaqërisht është mirëpritur solistja Besiana Mehmedin e cila përveç se shkëlqeu me dy kompozime të Sami Piraj e Gjon Gjevelekaj, dedikuar Nënë Terezës e cila misionin e saj e ka nisur pikërisht në Letnicë dhe Gjergj Kastriotit Skenderbeut i figurë unifikuese kombëtare, ajo la përshtypje dhe mbresa të thella si moderatore e mrekullueshme e evenimentit e cila me një elokuencë dhe natyrshmëri i dha vlera akoma më të mëdha këtij manifestimi! Të pranishme ishin edhe motrat e Nderit nga Letnica, Binça e Stublla ndër të cilat në mënyrë të veçantë u nderuan ato Vinçenciane dhe motrat e Dashurisë Hyjnore!
Këtij koncerti i dha frymën e dashurisë hyjnore dhe triumfit të jetës mbi vdekjen posaqërisht vokali i Marjana Leka- mjeshtre e madhe e cila interpretoi “Ave Maria” nga Shubert dhe “Panis angelicus” si soliste dhe në duet me Besiana Mehmedin veprën “Dolorosa” nga “Stabat mater” Pergolesi!
Në mënyrën më të bukur u intepretua “Valsi i lumturisë” nga Besiana Mehmedi& Mariana Leka shoqëruar nga kori “Besa” ndërkaq përmbyllja ishte spekakolare nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko i cili solli mesazhin e fuqishëm të Odës së gëzimit- apo himnit të Evropës së Bethovenit që është një refleksion i bashkimit të njerëzve evropianë pa kufinjë!
I gjithë ky aktivitet u organizua nën udhëheqjen Shkodran Tolaj i cili si drejtor artistik është marrë me çdo detaj, nga konceptimi i programit e deri tek detajet më të vogla teknike të realizimit që ishte i një niveli të lartë profesional!
Spektatorë të shumtë kanë mund të shihen gjatë koncertit me lot në sy nga impersioni dhe emocionet e rralla që përjetuan!
Ky koncert u mundësua me mbështetjen e njerëzve nga Diaspora dhe Komuna e Vitisë, nëm koordinimin e gazetarit nga Stublla Nikollë Ukaj!