Mbi 70 milionë të rinj në mbarë botën janë ende të papunë

17 gusht 2022 | 14:28

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka bërë me dije se numri i të rinjve të papunë në mbarë botën do të arrijë në 73 milionë në vitin 2022, një përmirësim i lehtë nga një vit më parë, por ende shumë mbi normat e papunësisë së tyre përpara pandemisë Covid-19.

ILO-ja në raportin “Trendet botërore të punësimit për të rinjtë 2022: investimi në transformimin e të ardhmes për të rinjtë” ka theksuar se numri i grupmoshës 15-24 vjeç parashikohet të bjerë me 2 milionë nga viti 2021 në 2022.

Mirëpo, kjo është ende në 6 milionë të rinj më shumë të papunë në mbarë botën sesa në vitin 2019, para pandemisë.

Gratë kanë gati 1.5 herë më pak gjasa se burrat për të qenë të papunë, apo 27.4 të tyre në mbarë botën që pritet të jenë të punësuara në vitin 2022 krahasuar me 40.3 për qind të të rinjve dhe ky hendek gjinor ishte më i madhi midis vendeve me të ardhurave të ulëta dhe të mesme dhe më i vogli në vendet me të ardhura të larta.

Përqindja e të rinjve të papunë, që i nënshtrohen arsimit ose trajnimit në vitin 2020, viti më i fundit për të cilin disponohen të dhëna botërore është rritur me 23 për qind, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit dhe është rritur me 1.5 për qind nga viti 2019 kur bota ishte goditur për herë të parë nga Covid.

Këto vështirësi në disa vende janë shtuar nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera në vendet në zhvillim. Vendet me të ardhura të larta janë të vetmet vende që pritet të arrijnë pothuajse të njëjtat nivele të papunësisë tek të rinjtë si përpara pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka njoftuar se hedhja e shortit për fazën e…