Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një lagje banimi në Bangladesh

21 shkurt 2019 | 10:52

Të paktën 70 njerëz kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që përfshirë disa ndërtesa banimi dhe depo me materie kimike në një pjesë historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka.

Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit kanë luftuar flakët, e cila besohet të ketë filluar kur ka shpërthyer një bombolë me naftë që ruhej në një makinë.

Zjarri pastaj është përhapur shpejt në të gjithë zonën, duke përfshirë një restorant dhe pesë ndërtesa, ka thënë për “CNN”, Ibrahim Khan, zëvendëskomisioner i policisë në Dhaka.

Dy nga ndërtesat ishin dëmtuar aq keq saqë policia ka thënë se ka shqetësime që mund të shembeshin.

Zyrtarët atje kanë theksuar se numri i viktimave mund të rritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rey Manaj është sërish i pafat, por këtë herë e…