Mbi 9 200 të infektuar me Koronë në Rusi për 24 orë

31 maj 2020 | 10:25

Gjatë 24 orëve të kaluara në Rusi janë shënuar 9 268 raste të reja të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 405 843 persona. Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 138 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 4 693, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Rusia është në mesin e tri vendeve të para me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë, por ka shifër mjaft të ulët të të vdekurve në krahasim me vendet kryesore evropiane, si Britania, Franca, Spanja e Italia.

Pavarësisht prej numrit të lartë ditor të rasteve të reja, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë.

Spitalet ruse, sidomos në Moskë dhe rrethinë, janë përballur me numër të madh të pacientëve dhe mungesë të shtretërve në kulmin e pandemisë.

Sidoqoftë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë ditë më parë se situata është nën kontroll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e masave…