Nesër, edhe më të lirë se sot

31 maj 2020 | 10:22

Nga nesër në Kosovë fillon faza e tretë e masave lehtësuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për shkak të koronavirusit. Në këtë fazë pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, e kinemave, e teatrove dhe e veprimtarive të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë fazë pritet të bëhet rivlerësim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e njohur Trejsi Sejdini feston sot ditëlindjen e 20-të.…