Mbi 980 mijë qytetarë të Shqipërisë të vaksinuar me dy doza

05 dhjetor 2021 | 13:50

Prej fillimit të vaksinimit në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer në total mbi dy milionë e 130 mijë doza të vaksinës anti-Covid, prej të cilave mbi 1 milion janë doza të para, rreth 980 mijë qytetarë janë me dy doza dhe që prej 1 nëntorit janë kryer edhe mbi 78 mijë doza të treta përforcuese.

Vaksinimi ndaj Covid-19 është i hapur në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Deri më tani kanë mbërritur në Shqipërui mbi dy milionë e 663 mijë vaksina anti-Covid, raporton tvklan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka nisur…