Mbi nëntë milionë persona të infektuar nga Covid-19 në botë

22 qershor 2020 | 23:37

Numri i përgjithshëm i rasteve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën prej nëntë milionë, sipas llogaritjeve nga Universiteti i John Hopkins me qendër në SHBA.

Bëhet e ditur se shifra e saktë e infeksioneve globalisht, është 9,003,042, ndërsa 469 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, ndërsa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

SHBA ka raportuar deri më tani 2 milionë raste nga koronavirusi, duke u bërë edhe vendi i parë në botë me më së shumti të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjasin pezullimin e…