Mbi një mijë forca luftarake zbarkojnë në qendër të Tiranës (Video)

23 shtator 2018 | 23:42

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Këto forca luftarake do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake “Albanian Lion 2018”, më e madhja e vitit në Shqipëri.

Sipas ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, t ë hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar , por edhe orkestrat frymore.

“Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj në “Facebook”.

Po ashtu, pjesë e aktiviteteve është edhe ekspozimi i armëve dhe i pajisjeve të tjera.

Dita e Vizitorëve të Shquar e "Albanian Lion 2018"

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin të hënën në sheshin "Nënë Tereza". Ejani me 24 shtator ora 11:00, të jeni pjesë e stërvitjes ushtarake më të madhe të vitit#AlbanianLion2018

Gepostet von Olta Xhacka am Samstag, 22. September 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
27 vjecari  nga Hajvalia dhe familja e tij, po shpresojnë…