“Mbijetesa dhe Shkolla” shpërblehet në Festivalet e Filmit në Stokholm dhe Lulea në Suedi

08 prill 2021 | 12:03

Filmi dokumentar: “Mbijetesa dhe Shkolla”- “Survival and School” shpërblehet në Festivalin e Filmit në Suedi, “Luleâ Film Festival’’ dhe në Festivalin e Filmit në Stokholm.

Ky film, nga organizatorët e këtyre festivaleve është zgjedhur ndër filmat më të mirë në muajin mars, ndërsa është futur në garë për çmimin vjetor të festivalit në Stokholm që mbahet në shtator të këtij viti.

Filmi është realizuar nga Kompania filmike “IDEA” në Prishtinë, me producent e skenarist Nuhi Bytyçi. Regjisor është Ilir Kabashi, drejtor i fotografisë dhe montazhi Bekim Qyqalla, ndërsa autor i muzikës Shkodran Tolaj.

No description available.

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për shkollën e najlonit të ngritur në malet e Berishës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.

Fate njerëzish që shihen në harkun mëse 20-vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

No description available.

Në këtë film dokumentar, përveç xhirimeve me protagonistët e shkollës së najlonit, të cilët pas luftës kanë mbaruar studimet universitare në profile të ndryshme, disa kanë magjistruar dhe doktoruar, janë përfshirë edhe xhirimet arkivore të kameramanit Abaz Zeka në malet e Berishës gjatë periudhës së luftës.

No description available.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Komuna e Prishtinës. Ndërsa, për habi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme ta mbështesë këtë projekt shumë serioz.

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” do të prezantohet dhe pritet të nderohet me çmimet e jurisë profesionale edhe në disa festivale tjera ndërkombëtare të filmit.

Më gjerësisht materiale për filmin në linkun:

https://www.facebook.com/MbijetesadheShkolla/?ref=py_c

https://luleafilmfestival.com/Winners/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është mposhtur në ndeshjen e parë çerekfinale nga…