Mbijetoi për 6 orë nën rrënojat e një ndërtese të bombarduar nga rusët, 11-vjeçari ukrainas ndërron jetë në spital

13 tetor 2022 | 23:18

Një djalë 11-vjeçar, i cili u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv të bombarduar nga forcat ruse, ka ndërruar jetë në spital, sipas zyrtarëve ukrainas.

Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Mykolaiv, tha se djali, i quajtur Artem, ishte sjellë në spitalin rajonal dhe kishte pësuar arrest kardiak.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se djali ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë gjatë natës përpara se të shpëtohej herët në mëngjesin e së enjtes.

“Gjatë gjithë kohës është treguar i guximshëm, duke dëgjuar të gjitha këshillat e ekipeve të shpëtimit që përpiqeshin ta mbështesnin në çdo mënyrë,” thuhej në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deputetet ukrainase ka thënë për Sky News, se ajo…