Mbillen mbi 100 drunj në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’ në Gjakovë

09 prill 2021 | 14:49

Komuna e Gjakovës ka bërë me dije se të premten janë mbjellë 101 drunj në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Me këtë rast, kjo komunë ka kërkuar nga qytetarët të mos i dëmtojnë drunjtë e mbjellë nga kompania “Çabrati”.

“Ditë pas dite secili investim komunal po plotësohet deri në detaje. 101 drunj rrapi janë mbjellë sot nga të palodhshmit e ‘KRM Çabrati’ në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’. Pemët i japin gjallëri natyrës, por edhe kërkojnë përkujdesje gjatë zhvillimit. Andaj nëse nuk ke mundësi ta ujisësh,të paktën mos e dëmto”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës, e cila drejtohet nga Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Betejën…