Hoxhaj: Beteja e Koshares ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh

09 prill 2021 | 14:43

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Betejën e Koshares.

Ai ka vlerësuar se më shumë se fitorja e një beteje, Beteja e Koshares ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit.

“22 vite më parë, pushkët e trimave të Brigadës “138” të UÇK-së në luftën e Koshares, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, me zemrat plotë mall e dashuri për Atdheun, thyen kufirin që ndante prej 100 vitesh dy pjesë të një kombi, Kosovës dhe Shqipërisë. Më shumë se fitorja e një beteje, ky ishte realizimi i një amaneti të tërë brezazh që vdiqën me mallin e bashkimit. Përjetësisht krenarë me burrat dhe gratë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që lirinë, më shumë se jetën e tyre, patën më të shtrenjtin ideal”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti gjerman i Formula 1, Sebastian Fetel, është një ndër…