Mblidhen shqiptarët në Slloveni, marrin pjesë edhe figura politike nga Kosova

18 dhjetor 2023 | 18:38

Nën organizimin e mërgimtarit nga Suhareka, Përparim Gallopeni, dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Slloveni me rastin e festave të fundvitit.

Në këtë takim, përveç, ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku kanë marrë pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku si dhe ish-kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Malishevës, Kastriot Berisha.

Përveç tjerash u bisedua për mundësinë e invetimeve tëmërgimtarëve në Kosovë, si dhe tema të ndryshme në funksion të forcimit të shtetit dhe rritjes së mirëqënies së qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj paraburgim ua ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren…