Mblidhet LDK-ja, diskutohet emri i kandidatit për kryeministër

30 dhjetor 2020 | 14:22

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në të cilën pritet të bëhet i ditur emri i kandidatit për kryeministër nga kjo parti.

Duke hyrë në ambientet e objektit të LDK-së deri tash janë parë të kenë hyrë Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Gazmend Muhaxheri, Lumir Abdixhiku e Muharrem Sfarqa.

Tashmë janë disa emra që janë diskutuar në opinion si kandidatë potencial për kryeministër.

Në mesin e tyre është kryeministri Avdullah Hoti, nënkryetari Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…