Mbresë leximi për romanin “Mos e harro Japoninë, Suzanë

27 janar 2021 | 08:49

Izet Abdyli

Sapo përfundova leximin e romanit të Aziz Mustafës, “Mos e harro Japoninë, Suzanë”. Roman me narrativë interesante, me situata dramatike dhe me të papritura që përcjellin jetën e doktor Leonardit – protagonistit të romanit. Duke qenë vetë autori i romanit mjek, me mjeshtri ka arritur të shtjellojë ngjarje që lidhen me fushën e mjekësisë, por edhe të shkruajë për dashurinë që i shfaqet protagonistit krejt papritur në Japoni.

Përshkrimi i peizazheve të natyrës së bukur të Japonisë, i monumenteve historike dhe kulturore, i ambienteve dhe hapësirave të cilat i viziton protagonisti i ngjarjes, e bëjnë romanin edhe më të lexueshëm.

Përmes romanit marrim informacione të shumta për jetën, punën dhe kulturën japoneze. Misioni i protagonistit, i cili merr pjesë në një konferencë shkencore nga fusha e mjekësisë në Japoni, i jep mundësinë atij që ta pasurojë lëndën e romanit duke elaboruar shumë çështje nga fusha e mjekësisë.

Kultura e leximit që ka autori i romanit dëshmohet me citimet e shumta të shkrimtarëve, shkencëtarëve, mendimtarëve etj., që i japin kolorit të veçantë romanit.

Narracioni i romanit ka gjetje interesante dhe asnjëherë nuk kalon në monotoni, por të cytë ta lexosh me një frymë. Sëmundja e papritur e doktorit dhe sfidat e tij me sëmundjen në njërën anë dhe dashuria platonike me holandezen e bukur përcillen edhe me situata emocionale, por në fund gjithmonë triumfon arsyeja.

Duke lexuar edhe më herët krijimtarinë letrare të këtij autori, sidomos poezitë e tij, mendoj se me këtë roman ka arritur të realizojë një nga veprat më të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë kaloi…