“Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, në listën e më të kërkuarve të FBI

01 korrik 2022 | 08:14

Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Mbretëresha e zhdukur e kriptomonedhave”, është vendosur në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI-së.

Bullgarja kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një skeme mashtrimi me kriptomonedha të njohur si OneCoin.

Hetuesit federalë akuzojnë të arratisurën së e përdori skemën për t’i mashtruar viktimat të cilëve dyshohet se ua mori 4 miliardë dollarë.

Ajo është zhdukur prej vitit 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti për të.

Ignatova kërkohet për rolin e saj në drejtimin e OneCoin, një kriptomonedhë e vetëshpallur që duke filluar rreth vitit 2014 u ofronte blerësve komision nëse ata ia shisnin monedhën më shumë njerëzve.

Por agjentët e FBI-së thonë se OneCoin ishte i pavlerë dhe nuk u mbrojt kurrë nga teknologjia blockchain e përdorur nga kriptovalutat e tjera. Sipas pretendimeve të bëra nga prokurorët federalë, në thelb ishte një skemë Ponzi e maskuar si një kriptomonedhë./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Antonio Guterres “The Indipendent” Neroni u akuzua dikur se…